Presidentja Osmani: Personat LGBTI+ janë ende fatkeqësisht shënjestër e dhunës

Presidentja Osmani: Personat LGBTI+ janë ende fatkeqësisht shënjestër e dhunës

Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj, gjatë hapjes zyrtare të Javës së Krenarisë, ka folur në lidhje me problematikat që përballen personat LGBTI+. Osmani ka thënë se këta persona vazhdojnë të jenë shënjestër e dhunës fatkeqsisht, por duke përmendur faktin se kjo është një problematikë globale.

“Një mundësi e shkëlqyer për të adresuar sfidat me të cilat përballen komuniteti LGBTI+. Barazia e Diversiteti, nuk janë vlera vetëm për disa, po për të gjithë qytetarët, pa dallim. Pesonat LGBTI+ janë ende shënjestër e dhunës fatkeqësisht. Ky problem fatkeqsisht nuk është vetëm në Kosovë, por në mbar botën.” – ka thënë ajo.

Tutje Osmani është shprehur se Kosova gjatë vitit që lamë pas ka qenë në ballë të detyrës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e avancimit të tyre, si dhe të avancimit të demokracisë. Presidentja është shprehur se dashuria duhet të fitoj para urrejtjes.

“Kosova në vitin që lam pas ka qenë në ballë të detyrës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e të demokracisë. Le të punojmë së bashku për një shoqëri në të cilën dashuria fiton para urrejtjes, ku gjithsecili nga ne mund të jetoj, zgjedh e dashurojë lirshëm. Vetëm kështu mund të ndërtojmë një shtet të barabartë, e të drejt”, u shpreh Osmani.

Related Articles