Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Tajlandës, Nipon Petchpornprapas, të cilit i ka uruar mirëseardhje.
Në komunikatën për media thuhet se në takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, si dhe zhvillimet politike në Kosovë, rajon e më gjerë.
“Presidentja Osmani ka vlerësuar se Tajlanda është një partner i fortë bilateral dhe aleat i Kosovës dhe ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e deritashme nga shteti i tij. Sipas Presidentes, Kosova është e interesuar për forcimin e marrëdhënieve tregtare me Tajlandën”, thuhet në komunikatë.
Tutje, aty bëhet e ditur se Osmani dhe ambasadori Petchpornprapas në takim kanë diskutuar edhe për thellimin e raporteve në sfera të ndryshme, përfshirë tregtinë, turizmin, kulturën.