Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Petrit Hotit

Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Petrit Hotit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe stafi i Presidencës i kanë shprehur ngushëllime familjes Hoti, miqve dhe bashkëpunëtorëve për ndarjen nga jeta të Petrit Hotit.

Në reagim thuhet se Presidenca me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e të riut, i cili ka shërbyer si zyrtar në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani.

Petrit Hoti u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, duke lënë pas dhimbje të madhe tek familja, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur si njeri me virtyte të jashtëzakonshme, të ndershëm dhe të përkushtuar në punën e tij.

“Në këto momente të rënda, Presidentja Osmani dhe stafi i Presidencës u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Hoti, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kujtimi për Petritin do të mbetet i paharruar në institucionin tonë dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në reagim.

Related Articles