Presidentja Osmani shtroi Iftar për Myftiun Tërnava

Presidentja Osmani shtroi Iftar për Myftiun Tërnava

Presidentja Vjosa Osmani, për nder të muajit të Ramazanit, shtroi mbrëmë Iftar, për Kryetarin e Bashkësisë Islame, Myftiun Naim Tërnava dhe delegacionin e tij.

Osmani theksoi se zemërgjerësia që manifestohet këtë muaj është një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e solidaritetit, të përulësisë dhe të përkushtimit ndaj njëri-tjetrit.

Presidentja po ashtu shprehu falënderimin e saj të thellë për kontributin e vazhdueshëm të BIK-it, në kultivimin e vlerave të paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve.

Related Articles