Presidentja Osmani sot feston ditëlindjen, merr urimin e veçantë nga bashkëshorti i saj

Presidentja Osmani sot feston ditëlindjen, merr urimin e veçantë nga bashkëshorti i saj

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot feston ditëlindjen e 43-të, raporton Gazeta “Enigma”.

Zotëriu i Parë, Prindron Sadriu përmes një postimi në Facebook falënderon Osmanin jo vetëm si nënë dhe bashkëshorte të jashtëzakonshme, por edhe si grua që me forcën, guximin dhe dashurinë, që sipas tij ka frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë shumë gra e vajza kudo në botë.

“Në këtë ditë të veçantë, Dua, Anda dhe unë të falënderojmë nga zemra – jo vetëm si bashkëshorte e nënë të jashtëzakonshme, por edhe si grua që me forcën, guximin dhe dashurinë ke frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë shumë gra e vajza kudo në botë. Me shembullin tënd, shumë vajza guxojnë të ëndërrojnë më lart. Gëzuar ditëlindjen! Urojmë që kjo ditë të të sjellë po aq gëzim sa sjell ti në jetën tonë. Të duam shumë!”, ka shkruar Sadriu. /Gazeta Enigma/

Related Articles