Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave në komunat e vendit, sot viziton Komunën e Dragashit, ku do të zhvillojë një sërë takimesh.
Në orën 11:00 ajo do të pritet në takim nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini. Në orën 11:40, do ta vizitojë Asamblenë Komunale të Dragashit dhe do të mbajë fjalim, ndërsa në ora 12:10, Osmani dhe kryetari Xheladini do të deklarohen për media. / Gazeta Enigma.