Presidentja Osmani takohet me ambasadorin gjerman – ja çfarë diskutuan

Presidentja Osmani takohet me ambasadorin gjerman – ja çfarë diskutuan

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Sipas njoftimit të lëshaur nga Presidenca, temë kryesore ka qenë konstituimi i institucioneve dhe implikimet e moskonstituimit në procese të tjera të rëndësishme për vendin.

“Gjatë diskutimit, u trajtuan gjithashtu mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, në dritën e një qeverie të re në Gjermani, si dhe për angazhimin e përbashkët në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

E para e vendit ka falenderuar Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, teksa ka rikonfirmuar gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në dobi të të dyja vendeve.

Ndryshe, nesër do të bëhet përpjekja e 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kandidatja e Vetëvendosjes për këtë pozitë vazhdon të jetë Albulena Haxhiu, emër që po kundërshtohet nga partitë tjera.

Related Articles