Presidentja Osmani takohet me deputetë gjerman

Presidentja Osmani takohet me deputetë gjerman

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore, ndërsa shtoi se e CDU si parti ka kontribuar ndër vite në kultivimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ajo, sot u takua me deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jurgen Hardt nga radhët e CDU-së.

“Sot, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takova deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së”.

“Diskutuam rëndësinë e koordinimit dhe komunikimit të rregullt për t’u përballur me sfidat e sigurisë, avancimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik”, tha e para e vendit.

Related Articles