Presidentja Osmani takohet me deputetin suedez, flasin për liberalizimin e vizave

Presidentja Osmani takohet me deputetin suedez, flasin për liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim deputetin e Riksdag, Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Magnus Jacobsson.

Presidentja Osmani dhe deputeti Jacobsson diskutuan për bashkëpunimin në mes të dy vendeve, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, rrugëtimin euro-atlantik të vendit tonë dhe situatën gjeopolitike në Evropë, thuhet në komunikatën nga Zyra e Presidencës.

Deputeti Jacobsson vlerësoi punën e Presidentes Osmani në lartësimin e zërit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, që shndërruan dhimbjen në forcë dhe mbesin figura shembullore të qëndresës.

Tutje presidentja falënderoi deputetin Jacobsson në angazhimin e tij për të avokuar për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë dhe mbështetjen e tij për integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Në takim u bisedua edhe për zhvillimet në kontinentin evropian dhe luftën gjenocidale të Putinit ndaj popullit ukrainas. Presidentja ritheksoi hapat e ndërmarrë nga institucionet tona për t’i bashkërenduar përpjekjet me aleatët, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë.

Ajo gjithashtu përmendi agjendën destabilizuese të Serbisë kundër vendeve të rajonit si dhe rritjen e bashkëpunimit ushtarak, politik e ekonomik nga ana e tyre me Rusinë.

Related Articles