Presidentja Osmani takohet me homologun letonez

Presidentja Osmani takohet me homologun letonez

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Takim i shkëlqyer me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Si dy shtete në frontin e parë të ruajtjes së demokracisë, Kosova dhe Letonia janë të paluhatura në angazhimin për siguri, paqe dhe vlerat që na bashkojnë.

Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Letonisë në rrugëtimin tonë euroatlantik.

Related Articles