Presidentja Osmani takohet me kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin

Presidentja Osmani takohet me kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin

Presidentja Vjosa Osmani, priti sot në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin.

Gjatë takimit, bazuar në njoftimin e Presidencës, Radoniqi e njoftoi Osmanin mbi ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe përmbushjen e detyrave organizative që po zhvillohen nga KQZ-ja,

Nga ana tjetër, në njoftim thuhet se Osmani theksoi rëndësinë e garantimit të një procesi zgjedhor të rregullt, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe nënvizoi gatishmërinë institucionale për të mbështetur çdo hap që siguron integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve.

Related Articles