Gjatë ditës së hënë, përfaqësuese të organizatës Rrjeti i Grave të Kosovës kanë vizituar Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriun, për ta uruar atë për këtë post, si dhe për të diskutuar së bashku për mundësitë e bashkëpunimit për avancimin e barazisë gjinore në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Në njoftimin e RrGK-së thuhet se ndër çështjet që u diskutuan ishin: përputhja e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme me Ligjin për Barazi Gjinore, koordinimi i mëtejshëm për ta luftuar dhunën dhe ngacmimet seksuale ndaj grave, si dhe përfshirja e grave në dialogun Kosovë-Serbi përmes grupit të ekspertëve. /Gazeta Enigma.