Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe atë të Gjermanisë, Olaf Scholz.
“Mirënjohës presidentit Macron dhe kancelarit Scholz për takimin e sotëm përmbajtësor, për përkrahjen e tyre për Kosovën dhe angazhimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajonin tone”, ka shkruar Osmani.
Takimi i parë i Komunitetit Politik Evropian është zhvilluar në Republikën e Çekisë.