Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ftuar në takim krerët e opozitës pas situatës së krijuar në veri, ku u sulmua Policia e Kosovës.
Osmani fillimisht do ta pres në takim, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, në orën 12:00.
Pas Haradinajt, në Presidencë do të shkoj edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Në takim, e para e shtetit ka ftuar edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Kujtojmë se të dielën Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist të udhëhequr nga Milan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, kjo u faktua edhe me pamje të cilat u publikuan të martën nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Nga sulmi terrorist I së dielës mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku dhe tre polic të tjerë.