Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar besimtarët për Pashkët ortodokse.
Ajo ka uruar që në këtë ditë, paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje.
“Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë”.
“Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen”.
“Le të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë”.