Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidentin e Ganës, Nana Akufo-Addo për Ditën e Pavarësisë.
Po ashtu Osmani ka uruar edhe popullin e këtij shteti për Ditën e Pavarësisë.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë. Uroj që e ardhmja të sjellë prosperitet dhe unitet të vazhdueshëm për të gjithë qytetarët e Ganës”, shkroi Osmani në postimin e saj në platformën X.