“Le të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë të gjatë, avancuar në vlerat tona të përbashkëta evropiane”, në këtë formë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani uroi Italinë me rastin e Ditës së Republikës.
Përmes një postimi në rrjetin social X, e para e vendit uroi presidentin, miqtë dhe aleatët në Itali.
Gëzuar Ditën e Republikës Presidentit Mattarella, kryeministres Meloni dhe miqve dhe aleatëve tanë në Itali! Le të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë të gjatë, avancuar në vlerat tona të përbashkëta evropiane”, shkroi Osmani në X. /Gazeta Enigma