Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj zviceran Ignazio Cassis me rastin e shënimit të Ditës kombëtare të Zvicrës.
Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se Zvicra është partneri dhe aleati ynë i kahershëm dhe shtëpia e diasporës sonë.
“Pres me padurim thellimin e lidhjeve midis popujve dhe vendeve tona”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, në vitin 1291 tri kantone malore zvicerane u bashkuan dhe firmosën Kartën Federale e cila ishte baza e Konfederatës së sotme Zvicerane me 26 kantone.