Gjykata në Ferizaj ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen makabre të Marigona Osmanit, dhe me 15 vjet burgim Arbër Sejdiun, si bashkëautor i krimit, raporton Gazeta Enigma.
Në lidhje me këtë ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se dhuna nuk do të tolerohet, dhe se dënimi i sotëm ndaj autorëve të krimit le të jetë një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.
Reagimi i plotë:
“Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit.
Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.
Dhuna nuk do të tolerohet!
Femicidi do të ndalet!”. /Gazeta Enigma