Presidentja pas vendimit kundër Krivaqës e Sejdiut: Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital

Presidentja pas vendimit kundër Krivaqës e Sejdiut: Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital

Gjykata në Ferizaj ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen makabre të Marigona Osmanit, dhe me 15 vjet burgim Arbër Sejdiun, si bashkëautor i krimit, raporton Gazeta Enigma.

Në lidhje me këtë ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se dhuna nuk do të tolerohet, dhe se dënimi i sotëm ndaj autorëve të krimit le të jetë një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.

Reagimi i plotë:

“Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit.

Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.

Dhuna nuk do të tolerohet!

Femicidi do të ndalet!”. /Gazeta Enigma

Related Articles