Presidentja takon ambasadorin turk, flasin për bashkëpunimin ndërshtetëror

Presidentja takon ambasadorin turk, flasin për bashkëpunimin ndërshtetëror

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Në takim u diskutua për raportet Kosovë-Turqi, intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, me theks të veçantë në fushën e sigurisë, si dhe raportet tregtare në mes të dy vendeve.

Në këtë drejtim, Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për thellim të raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit me Turqinë.

Related Articles