Presidentja të mërkurën nënshkruan marrëveshje me USAID-in për një grant 34.5 milionë dollarësh

Presidentja të mërkurën nënshkruan marrëveshje me USAID-in për një grant 34.5 milionë dollarësh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të nënshkruajë nesër një marrëveshje me USAID për një grant 34 milionë e 500 mijë euro.

Për këtë ka njoftuar zyra për media e presidencës, të martën.

“Nesër në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh”.

“Amendamenti nr 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID”, thuhet në njoftim.

Related Articles