Presidentja Vjosa Osmani uron besimtarët ortodoksë

Presidentja Vjosa Osmani uron besimtarët ortodoksë

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

Presidentja Osmani ka thënë se ringjallja, ringritja dhe shpresa janë elementet kryesore të kësaj feste, e cila edhe këtë vit po kremtohet në rrethana jo të lehta për secilin prej nesh.

“Nëpërmjet solidaritetit dhe urimeve virtuale, sot besimtarët do të mund ta përçojnë mesazhin e Pashkëve, duke respektuar masat anti-COVID dhe duke uruar që festimi i radhës nuk do të na gjejë të distancuar fizikisht”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani ka theksuar se festat si kjo janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit me të cilat çdo betejë fitohet, ngjallet shpresa për të ardhmen!

“Në këtë ditë feste, duhet t`i kujtojmë ata që po bëjnë të pamundurën për t’i zvogëluar humbjet dhe dhimbjet nga pandemia. Kremtet tona tradicionalisht janë shquar për solidaritet të ndërsjellë. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje”, ka thënë  Osmani. Gazeta “Enigma”.

Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Ringjallja, ringritja dhe shpresa janë elementet kryesore të kësaj feste, e…Posted by Vjosa Osmani on Sunday, May 2, 2021

Related Articles