Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në një vizitë zyrtare në Maltë, është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropës, Evarist Bartolo, raporton Gazeta “Enigma”.
Për takimin, ajo ka njoftuar përmes një postimi në Twitter, ku ka shkruar se me vendet aleate si Malta, pozita jonë ndërkombëtare vetëm do të forcohet.
“Një takim i shkëlqyer me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropës, Evarist Bartolo. E falënderova atë për qëndrimin e vazhdueshëm për Kosovën dhe mbështetjen e përpjekjeve tona për integrimin në BE. Jam e sigurt se me vendet aleate si Malta, pozita jonë ndërkombëtare vetëm do të forcohet”, ka shkruar presidentja. / Gazeta Enigma.
An excellent meeting with ???????? Minister for European & Foreign Affairs @EvaristBartolo.
Thanked him for consistently standing by ???????? & supporting our EU integration efforts.
I am certain that with ally countries like ????????, our international standing will only strengthen. pic.twitter.com/XbUbhxQzn3— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 2, 2022