Në emisionin EURO N’7 me Menduh Abazi është diskutuar fenomeni i tenderë një burimor, që gjatë mandatit tre vjeçar të qeverisë aktuale janë hiç me pak se 781 tender me vlerë 245 milion euro.
Ish kryetari i bordit të Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka thënë se ky institucionet është dashur me dhjetëra herë deri tash të ia tërheq vërejtjen institucioneve të vendit për tenderat një burimor por deri më tash nuk ka dhënë asnjë vërejtje të tillë për shkak se edhe kryetari i bordit e ud i kryeshefit janë pjesë aktive e partisë në pushtet.
Këto veprime sipas tij po e mbysin konkurrencën e lirë ngase vetëm prej këtyre 781 kontratave të negociuara me mijëra bizneseve tjera ju ka mohuar e drejta që të konkurrojnë në tendera publik.
“Kjo formë e tenderëve sekret, apo një burimore prej 781 sosh me mbi 245 milion euro vlerë është tepri shqetësuese, ngase për shumicën e këtyre tenderëve të cilat janë nënshkruar pas negociatave të drejtpërdrejta ka me qindra kompani që kishin pas mundësi me ofertu. Psh KEK-u ka nënshkruar për 13 herë me radhë me një kompani për sigurim fizik, duke negociuar jo shpallur tender publik e në anën tjetër kemi me dhjetëra kompani që kishin mundur ta ofrojnë këtë shërbim për KEK-un”, ka thënë ish kreu i bordit të Autoritetit të Konkurrencës.
Ai ka shpjeguar se gjuhën e konkurrencës, institucioni duke bërë marrëveshje vertikale me biznes, ka tejkaluar konkurrencën dhe kanë bërë vepër penale.
“Kjo mënyrë e marrëveshjes e kalon konkurrencës dhe shkakton vepër penale, kjo është e qartë. Pra marrëveshjet vertikale ku institucioni dhe kompania merren vesh për një tender atëherë kjo jep elemente kriminale dhe korruptive. Këto duhet menjëherë t’i marr në dorë prokuroria, meqenëse Autoritetin e Konkurrencës e kemi të shkatërruar totalisht, nuk bënë asnjë punë për çka është i thirrur. Realisht në atë institucion që dikur e kam udhëhequr në vend se të merren me këto çështje ata rrehen mes veti, pra kam informata se drejtorët në këtë institucion janë rrahur mes veti. Të dy janë ose kanë qenë pjesë aktive e partisë në pushtet njëri kryetar i pikës në Emshir dhe tjetri në Drenas. Pra ky autoritet është i shkatërruar totalisht nuk kanë marrë asnjë masë asnjë preventivë për ta ndaluar këtë fenomen të tenderëve një burimor”, ka shtuar Prestreshi.
Prestreshi ka shpjeguar se në të kaluarën ka pasur rast kur Autoriteti i Konkurrencës kishte ndërhyrë në një rast në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të mos lejuar tender një burimor, vendim ky i cili ishte respektuar në tërësi nga ish ministri Agim Veliu.