Pretendime për manipulime në pranimin e infermierëve në QKUK, Haxhiu fton prokurorinë për hetime

Pretendime për manipulime në pranimin e infermierëve në QKUK, Haxhiu fton prokurorinë për hetime

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka publikuar disa fakte sipas të cilave pretendon se ka pasur manipulim në konkursin për infermierë në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Haxhiu, thotë se manipulime ka pasur edhe në testin me gojë, konkretisht në poentim të kandidatëve.

“Përveç dërgimit të pyetjeve me telefon për kandidatët e tyre të preferuar të LVV-së në testin me shkrim, manipulime kanë ndodhur edhe në testin me gojë në poentim të kandidatëve. Shiko fakte ku kandidati që nuk ka qenë i preferuar i LVV-së në test me shkrim ka pasë 55 pikë , në testin me gojë për ta eliminuar i janë dhënë minimumi i pikëve, 6.40 pikë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Tutje, ai thotë se kandidatëve të preferuar që në test me shkrim kanë pasur minimumin e pikësve 42,44 në testin me gojë i janë dhënë maksimumi i pikëve 28,29.

Haxhiu ka bërë thirrje që prokuroria të merret me këtë keqpërdorim dhe mënyrën se si janë pranuar infermierët në QKUK.

Related Articles