U prezantua sot mes dashamirëve statuja e shkrimtarit Ismail Kadare në 90-vjetorin e lindjes.
Statuja u prezantua sot në ceremoninë e mbajtur në Bar Juvenilja, aty ku statuja do të hijeshojë mjedisin për të gjithë dashamirësit e shkrimtarit.
Shkrimtari ka një histori të veçantë me Bar Juvenilia, aty ai konsumonte kafenë e mëngjesit, kur ishte në Shqipëri, zakonisht në shoqërinë e botuesit të Onufrit, Bujar Hudhri.
E pranishme në ceremoni ishte dhe zonja e Ismail Kadare, Helena Kadare si dhe personalitete të kulturës dhe artit.
Në ceremoni u recituan dhe poezi të Ismailit. Dihet që ai, përpara se të bëhej romancier e filloi karrierën si poet. Ai ka disa vëllime me poezi si “Kristal” dhe “Ca pika shiu ranë mbi qelq”.
Ismail Kadare njihet për kryeveprat që i ka lënë gjuhës shqipe si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kronikë në gur” apo “Dimri i vetmisë së madhe”.
Ai u nda nga jeta korrikun e vitit 2024, por ai do të mbesë përherë në kujtesën dhe në zemrat e shqiptarëve. A.K
