Në margjinat e një interviste të gjatë me mikrofonat e “Telecinco”, modelja dhe prezantuesja televizive Alyson Eckmann zbuloi disa detaje mjaft pikante të së shkuarës së saj, duke rrëfyer se ka pasur një flirt shumë intensiv me Cristiano Ronaldon. Alyson tha se kampioni portugez e ka dashuruar atë përpara se të takohej me Georgina Rodriguez:
“Ai më ftoi në shtëpinë e tij për të kaluar një natë së bashku, por unë refuzova. Sot mund të isha në vend të Georgina”. Alyson Eckmann përdori profilin e saj në TikTok për të ngarkuar një video, në të cilën zbuloi detajet e mbrëmjes kur Cristiano Ronaldo e ftoi në shtëpinë e tij. E lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktë në Seattle, Alyson ka parë që popullariteti i saj të rritet në mënyrë eksponenciale pas fitimit të “Big Brother Vip”.
Ajo ka aktualisht më shumë se 250.000 ndjekës në TikTok dhe mbi 287.000 në Instagram. “Isha në eventin e Cristiano Ronaldos për parfumin e tij të ri. Në festë filluam të flisnim dhe ai më ftoi në shtëpinë e tij. Unë i thashë jo, sepse do të më duhej të punoja të nesërmen. E dija se çfarë do të ndodhte nëse shkoja në shtëpinë e tij, – tha Eckmann.
Shoku im, i cili ishte aty me mua, më tha: Aly, nuk mund të thuash jo, të lutem. Kësisoji, i thashë Cristianos se duhet të më dërgosh një shofer që të më marrë në shtëpinë time dhe u larguam nga festa. Ne përfunduam në shtëpinë e tij dhe pimë disa gota shampanjë. Pastaj rreth orës 3 të mëngjesit i thashë se doja të shkoja në shtëpi dhe ai më dërgoi me shoferin e tij. Kur dolëm nga shtëpia më kërkoi numrin dhe i shkruam njëri-tjetrit për një muaj, por asgjë e veçantë:
“Përshëndetje, si jeni. Çfarë jeni duke bërë? Unë jam duke punuar. Unë jam në shtëpinë time. Gjëra të tilla. Edhe ky lloj komunikimi ndaloi më pas”.