Prezenca e ministrave dhe e zv/ministrave e pengoi Hazirin në ditën e zgjedhjeve në Gjilan

Prezenca e ministrave dhe e zv/ministrave e pengoi Hazirin në ditën e zgjedhjeve në Gjilan

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për media, derisa prezenca e disa ministrave dhe zëvendësministrave të Qeverisë Kurti në Gjilan, e kanë penguar kandidatin Haziri.

Haziri në një konferencë për media ka thënë se gjithçka tjetër ka qenë në rregull, përjashto prezencën e zyrtarëve të ekzekutivit.

“Prezenca e disa ministrave dhe zëvendësministrave nëpër Gjilan, që për ne është ndikim apo presion i drejtpërdrejtë tek qytetarët. Gjithçka tjetër ka qenë mirë dhe qetë”, ka thënë Haziri.

Tutje, Haziri gjithashtu tregoi për pjesëmarrjen e qytetarëve në votim deri në ora 16:00.

“Deri në ora 16:00 nga të gjitha qendrat e vendvotimit kanë dalur në votim 31.7%e qytetarëve në zgjedhje apo 0.3 për qind më shumë se në raundin e parë”, ka thënë.

Haziri ka apeluar tek qytetarët gjilanas që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.

“Apelojë dilni dhe shfrytëzoni këtë drejtë, këtë ditë dhe mbyllni procesin, ndershëm, faqebardhë ashtu siç ka filluar”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles