Lideri i grupit të mercenarëve Wagner, Yevgeny Prigozhin, që humbi jetën në avionin e rrëzuar mbi Moskë, nuk e ka patur frikë vdekjen.
Të paktën këtë tregon një video e fundit e Prigozhin teksa ishte gjallë, e publikuar në kanalin “Zona Gri”, në Telegram.
Në të, Prigozhin shihet duke “ironizuar” vdekjen, teksa qëndron ulur brenda një tende të improvizuar me ndriçim të ulët dhe komunikon me disa njerëz.
“Ne të gjithë do të shkojmë në ferr, por do të jemi më të mirët në ferr”, dëgjohet të thotë lideri i ndjerë i mercenarëve.
Në video po ashtu dëgjohet zëri i bashkëpunëtorit të ngushtë të shefit të Wagner Dmitry Utkin.
Numri dy i grupit të mercenarëve, që po ashtu vdiq në aksidentin ajror, shpreh mendimin e tij për vdekjen.
“Vdekja nuk është fundi, vetëm fillimi i diçkaje tjetër“, dëgjohet të thotë ai në video.
Vdekja e Prigozhin dhe Utkin e lë pa grupin Wagner pa kupolë drejtuese dhe ngre pikëpyetje në lidhje me operacionet e tyre ushtarake në Afrikë dhe gjetkë.