Prigozhin thyen heshtjen, del me një mesazh të ri

Prigozhin thyen heshtjen, del me një mesazh të ri

Në mesazhin e tij të parë zanor më 26 qershor, Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit “Wagner”, tha se priste “fitore të reja në front”, pa dhënë detaje.

Mesazhi u postua në kanalin Telegram “Grey Zone”, i lidhur me kompaninë private mercenare ushtarake “Wagner”.

Prigozhin falënderoi popullin rus për mbështetjen e tij, për të cilën tha se ishte më e nevojshme se kurrë.

“Dëshiroj të kuptoni se ‘marshimi ynë për drejtësi’ kishte për qëllim ‘luftimin e tradhtarëve dhe mobilizimin e shoqërisë sonë’. Mendoj se kemi arritur shumë”, tha Prigozhin.

Më 23 qershor, Prigozhin nisi një “marshim për drejtësi” kundër udhëheqësve ushtarakë rusë pasi ushtria ruse dyshohet se shënjestroi pozicionet e luftëtarëve “Wagner” në Ukrainë.

Mercenarët e tij pushtuan Rostovin dhe arritën 200 kilometra larg Moskës, vetëm për t’i dhënë fund të papritur rebelimit pas bisedimeve midis Prigozhin dhe presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Prigozhin dhe ushtarët e tij u lejuan të niseshin për në Bjellorusi. Atyre iu ofrua opsioni për t’u bashkuar me ushtrinë ruse ose, nëse dëshironin, të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Lukashenko tha se Prigozhin mbërriti në Bjellorusi më 27 qershor. Megjithatë, nuk ka ende një konfirmim për vendndodhjen e saktë të shefit të Wagner./Danas

Related Articles