Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që sezoni i ri i Prince Caffe Superligës të fillojë më 8/9 shtator.
Vendimi është marrë në kuvendin e rregullt vjetor të FBK-së, ku janë marrë edhe një sërë vendimesh tjera përkitazi me edicionin e ri 2021/2022. Poashtu, ky Bord ka vendosur që Superkupa e Kosovës në konkurrencën e meshkujve të zhvillohet prej 1 deri më 5 Shtator 2021, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.