Princi Harry raportohet se ka thënë që ka vrarë 25 persona kur ishte pilot i helikopterit “Apache” gjatë misionit të dytë në Afganistan.
Duka i Sussexit e bëri këtë pretendim në librin me memoare, Spare, i cili do të publikohej javën e ardhshme, por është zbuluar dhe aksidentalisht është hedhur në shitje në Spanjë.
Ai fluturoi në gjashtë misione që rezultuan në “marrjen e jetëve njerëzore”, gjë për të cilën ai thuhet se ndihet as krenar dhe as i turpëruar, shkruan theindependent.
Në vapën e betejës, princi nuk i shikoi ata si 25 “njerëz”, por përkundrazi, si “figura shahu” që duhet hequr nga tavolina, transmeton Telegrafi
Është hera e parë që 38-vjeçari tregon se sa luftëtarë talebanë ka vrarë gjatë shërbimit ushtarak.
Princi Harry shërbeu në ushtri për 10 vjet, duke u ngritur në gradën e kapitenit gjersa kishte qenë dy herë në Afganistan.
Princi gjithashtu pohon në autobiografinë se vëllai i tij, William, dhe Princesha Kate Middleton e inkurajuan atë të vishej si një ushtar nazist – një incident që ai e ka cilësuar “një nga gabimet më të mëdha në jetën time”.