Prindërit kanë protestuar duke kërkuar hapjen e kopshteve.
Nga qeveria, bashkë me disa fëmijë, këshillet e prindërve të çerdheve të ndryshme në kryeqytet, marshuan drejtë zyrave të SBASHK-ut.
Këta e cilësuan si ndikim të madh negativ për fëmijët në këtë muaj që nuk vijuan në aktivitetet e kopshteve. Përveç kësaj, disa thanë se janë detyruar të marrin pushime në puna, apo ti dërgojnë në institucione arsimore private.
As në qeveri e as në SBASHK me protestuesit nuk diskutoi askush. Tek këta të fundit, thanë se nuk i kanë parë prindërit, meqë ishin të koncentruar në përcjelljen e zhvillimeve në kuvend.