Prindërit e Arbnora Bashës dhe Antiana Thaqit, dy studentet që humbën jetën në mars të këtij viti nga një aksident në rrugën Domorovc-Hodonovc në Ranillug, kanë marrë diplomat e vajzave të tyre, nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan.
Ceremonia e diplomimit ishte një moment shumë i dhimbshëm, me të afërmit e dy viktimave që nuk mund t’i ndalnin lotët.
Arbnora dhe Antiana ishin në vitin e fundit të studimeve.
Aksidenti u shkaktua nga shoferi i një kamioni, i cili bëri kthim të pasigurt, duke penguar lëvizjen e automjetit ku gjendeshin dy viktimat. /Gazeta Enigma