Prindërit raportojnë zhdukjen e vajzave të tyre të mitura në Fushë Kosovë

Prindërit raportojnë zhdukjen e vajzave të tyre të mitura në Fushë Kosovë

Dy prindër në Fushë Kosovë kanë raportuar dje në polici zhdukjen e vajzave të tyre të mitura, raporton Gazeta Enigma.

Sipas tyre me datën 4 korrik vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga banesat e tyre dhe së bashku dyshohet se kanë hipur në një veturë me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit policor, deri tani nuk dihet vendndodhja e tyre.

Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Related Articles