Prindon Sadriu, zëvendësshefi i misionit/ministër fuqiplotë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ka vizituar vendin ku janë duke u bërë kërkime për gjetjen e familjes kosovare, që ra në lumin Lepenc, pas një aksidenti.
Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova, shihet se bashkë me Sadriun është edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Kujtojmë se kërkimet janë duke vazhduar për gjetjen e trupave të familjes kosovare. Në këtë kërkim po marrin pjesë edhe ekipe nga Kosova, si Forca e Sigurisë së Kosovës, policia dhe ekipe vullnetare.