Prindon Sadriu shkon në vendin ku po kërkohet familja kosovare që ra në Lepenc

Prindon Sadriu shkon në vendin ku po kërkohet familja kosovare që ra në Lepenc

Prindon Sadriu, zëvendësshefi i misionit/ministër fuqiplotë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ka vizituar vendin ku janë duke u bërë kërkime për gjetjen e familjes kosovare, që ra në lumin Lepenc, pas një aksidenti.

Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova, shihet se bashkë me Sadriun është edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kujtojmë se kërkimet janë duke vazhduar për gjetjen e trupave të familjes kosovare. Në këtë kërkim po marrin pjesë edhe ekipe nga Kosova, si Forca e Sigurisë së Kosovës, policia dhe ekipe vullnetare.

Related Articles