Bashkëshorti i presidentës Vjosa Osmani, Prindon Sadriu po qëndron në Neë York, atje ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Ai, si zotëria i parë, ishte i vetmi burrë në mesin e shumë zonjave të para të shtetit.
”Pritja e përzemërt dhe e paharrueshme nga Zonja e Parë e SHBA-ve, mikja e Kosovës, dr. Jill Biden, mbetet një nga momentet më të veçanta të takimeve në Neë York. Kontributi i familjes Biden për Kosovën është i jashtëzakonshëm, ashtu si janë edhe marrëdhëniet e forta mes dy shteteve tona. Ishte një nder i madh për mua të qëndroja krah saj në fotografinë e fundit familjare, së bashku me zonjat e para nga shtetet e tjera. Po ashtu, ndjeva një privilegj të veçantë që isha ulur në tavolinën kryesore pranë saj, si nikoqire e kësaj ngjarjeje”, shkroi Sadriu në Facebook. /Gazeta Enigma