Këngëtarja Dafina Zeqiri ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut për raportet me një pjesë të artistëve shqiptarë.
Ajo gjatë vitit të kaluar hoqi nga lista e ndjekësve disa këngëtarë, me të cilët thuhej se kishte raporte shumë të mira.
Kështu ndodhi edhe me rap-artisten Ya Nina, që në maj të vitit të kaluar solli bashkëpunimin “Nasty x See Me”.
Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe asokohe Ya Nina u vlerësua tejet shumë për mënyrën se si u shfaq në skenë.
Sidoqoftë, ky projekt tanimë në YouTube ka vulën vetëm të Dafina Zeqirit.
Dyshimet e para janë se bashkëpunimi me DJ Geek që ka bërë Ya Nina, ka tensionuar raportet mes dyshes.
Ajo shihet se ka fshirë Ya Ninën dhe se nuk ka dhënë ndonjë arsye për këtë.
Pritet të shihet nëse do të ketë një reagim nga vet artistja në lidhje me këtë, ndonëse Ya Nina po vazhdon me projekte të tjera.