Prishet miqësia e Meritonit me Romeon? Dyshja nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram

Prishet miqësia e Meritonit me Romeon? Dyshja nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram

Ndonëse kanë kaluar më shumë se një javë nga përfundimi i formatit Big Brother Vip Albania 3, veprimet e ish konkurentëve ndiqen në detaje nga përkrahësit e tyre.

E këta të fundit kanë spikatur diçka në rrjetet sociale mes dy banorëve të njohur të këtij formati.

Meriton Mjekiqi dhe Romeo Veshaj nuk ndjekin njëri-tjetrin në rrjetin social Instagram, gjë që ka bërë që dashamirët e dyshës të dyshojnë për një krisje mes raportit miqësor me gazetarit dhe aktorit.

Ndryshe edhe gjatë garës, dyshja Romeo e Meriton kanë pasur diskutime të cilat asaj kohe kishin krisur raportin mes tyre. /Gazeta Enigma

Related Articles