Prishtina afër marrëveshjes me mbrojtësin e njohur!

Prishtina afër marrëveshjes me mbrojtësin e njohur!

Është kohë merkato dhe skuadrat kosovare, janë duke u munduar të sjellin përforcime cilësore për edicionin e ri garues.

Nga skuadrat me të përforcuar për edicionin e ri është edhe Prishtina. Pikërisht ky ekip, është fare pranë marrëveshur me një mbrojtës mjaft cilësor.

‘Bardhekaltërit’ janë pranë marrëveshjes me qendërmbrojtësin Sodiq Atanda, bën të dituri mediumi Gazeta “Sheshi”.

27 vjeçari i cili për momentin është pa klub, tani vetëm se është në kontakte me kryeqytetasit dhe prezantimin e tij me fanellën e kaltër pritet ta shohim gjatë këtyre ditëve.

Atanda është mbrojtës defanziv dhe me parë ka luajtur për Lion 93 (Nigeri), Apolonia e Partizani (Shqipëri) dhe Happoel Kfar Saba (Izrael).

Related Articles