Java e pestë e Superligës së Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje, raporton Gazeta Enigma.
Në planprogramin e ditës së sotme janë të parapara të luhen tri takime.
Dy takime fillojnë nga ora 15:00, kurse derbi kryesor i javës mes Prishtinës dhe Ballkanit luhet në “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.
Kompania e basteve, “SmartBets” ka publikuar kuotat për këtë ndeshje, ku suharekasit janë favoritë absolut.
Fitorja e Ballkanit vlerësohet me 1.62, barazimi me 3.60, kurse fitorja e prishtinasve me 5.25.
Nga ana tjetër, “SmartBets” ka publikuar kuotat vetëm për sfidën Dukagjini – Gjilani, por jo edhe për ndeshjen Drenica – Ferizaj.
Gjilani është favorit me 1.50, barazimi vlen 3.90, kurse fitorja e Dukagjinit me 6.50.