Prishtina bartëse në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve

Prishtina bartëse në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve

Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina do të jetë bartëse në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve, raporton Gazeta Enigma.

Kryeqytetasit kosovar tanimë i kanë të qartë edhe kundërshtarët e mundshëm në këtë rreth të garave evropiane.

Organizatorët e turneut të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve, HB Torshavn dhe Prishtina janë bartëse nga katër skuadrat pjesmëarrëse.

HB dhe Prishtina kanë nga 2.250 pikë, kurse dy skuadrat jobartëse janë kampionët e Andorrës, Inter Club d’Escaldes me 1.500 pikë dhe kampionët e ri të San Marinos, Folgore me 1.000 pikë të tubuara, ka njoftuar klubi kryeqytetas.

Pra, Prishtina në shortin e 8 qershorit mund të ndeshet me njërën prej dy skuadrave me koeficient më të ulët, Inter nga Andorra apo Folgore nga San Marino.

Skuadra e San Marinos, Folgore, nga gjashtë paraqitjes evropiane dhe në 12 ndeshjet e saj nuk kanë asnjë kalim raundi dhe asnjë fitore, përveç një barazimi. Do të jetë kjo vetëm pjesëmarrja e dytë e tyre në Champions.

Kurse, kampionët e Inter nga Andorra, do të kenë paraqitjen e dytë rresht. Të parën e kishin kundër Dritës në edicionin e kaluar duke u mposhtur nga ish-kampionët e Kosovës në Zvicër, 2-1. Në ndeshjen pasuese në Ligën e Evropës, u eliminuan nga kampionët e Irlandës, Dundalk me rezultat minimal, 1-0.

/Gazeta Enigma/

Prishtina bartëse në raundin preliminar Dy skuadrat e mundshme kundërshtareSkuadra vendase e turneut gjysmëfinal të…Posted by FC Prishtina on Saturday, May 22, 2021

Related Articles