Drenica e ka mposhtur Prishtinën, me rezultat 2-1 në kuadër të javës së tretë në Superliën e Kosovës.
Kjo është humbja e dytë në kampionat për kampionët, ndërsa kanë edhe një barazim.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit që shënuan pas një aksioni të bukur në minutën e 22-të, kur Senisson shënoi për 1-0, pas një asistimi të Genc Hamitit.
Prishtina mbeti pa një lojtarë në pjesën e parë, kur Erando Karabeci u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë në mes të fushës.
Në pjesën e dytë ishte Baton Zabërxha që shënoi gol të bukur, sërish pas një asistimi të Genc Hamitit për 2-0.
Prishtina tentoi të kthehej në lojë në minutën e 74-të, kur Oto John shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e vendasve, ku shënoi nga afër për 2-1.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Prishtina, mbetet pozitën e 9-të me vetëm një pikë nga tri ndeshje.
Në anën tjetër Drenica është lider me 7 pikë.