Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Prishtina lëshoi fitoren nga duart. Kryeqytetasit ishin në avantazh prej 0-2 pas pjesës së parë, por Liria barazoi shifrat në 2-2 në pjesën e dytë.
Për kryqytetasit shënuan Blesa dhe Kryeziu në minutat 3′ dhe 9′ të takimit, kurse për Lirinë realizuan Stafa dhe Megameno.
Për fitoren e Llapit u përkujdes Hamdi Namani me golin e realizuar në minutën e 28’të.
Në anën tjetër Drita siguroi fitoren në minutat e fundit të takimit ndaj Fushë Kosovës me golin e realizuar nga Besnik Krasniqi në minutën e 84’të.