Prishtina e pafat, Larne kualifikohet tutje në Conference League

Prishtina e pafat, Larne kualifikohet tutje në Conference League

Prishtina është eliminuar nga Larne në rundin e dytë të Conference League, pasi në penallti u mposht me rezultat 4:5.

Fillimisht Larne e nisi keq serinë e penalltive, ku e humbën të parën, por që kryeqytetasit nuk u treguan të saktë në penalltinë e dytë dhe atë vendimtare, të pestën, të cilën e humbi Bytyqi.

Gjatë kohës së rregullt, të parët që kaluan në epërsi ishin bardhekaltërit me golin e Taipit i cili shënoi në minutën e 10-të të ndeshjes.

Por, Larne u kthye në lojë në minutën e 56-të pasi Bent realizoi për 1-1 pas një tollovie brenda zonës së Prishtinës,

Prishtina pas pranimit të golit të barazimit u vu në aksion, e që rastin më të mirë e pati në minutën e fundit të kohës së rregullt, por që fati nuk ishte në anën e tyre.

Ndërsa, vazhdimet nuk prodhuan shumë shanse, përkundër që Prishtina ishte ajo që këmbëngulte vazhdimisht për gol.

Related Articles