Prishtina e Re debuton me fitore në Superligë, “shkelë” Malishevën

Prishtina e Re debuton me fitore në Superligë, “shkelë” Malishevën

Prishtina e Re ka shënuar fitore si mysafir ndaj Malishevës me rezultat 4-0, në kuadër të javës së parë hapëse në Superligën e Kosovës. 

Debutuesit në elitë, tregon qetësi në pjesën e parë, duke gjetur avantazhin në fund.  Andre Gomes shënoi shënoi në kohën shtesë për 1-0. 

Edhe në pjesën e dytë, Prishtina e Re, ishte më e saktë, ndërsa fillimisht Donat Vitija u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 54-të. 

Mas tre minutash Toni Gomes arriti të shtojë epërsinë me një gol me kokë pas asistimit të Lorik Dobratiqit. 

Në minutën e 76-të, Prishtina e Re shënoi golin e tretë, kësaj radhe Dobratiqi shënoi pas asistimit të Drilon Fazliut.  

Debutuesit nuk kishin aspak mëshirë për Malishevën, duke ia shënuar edhe golin e katërt me Abdoul Zoungrana për 4-0. 

Prishtina e Re merr tri pikët e para historike për këtë klub, ndërsa Malishevës i duhet ende punë për tu kthyer në nivelin që ishte. 

Related Articles