Prishtina e Re ka arritur të shënojë fitore ndaj Llapit me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.
Debutuesit që kishin humbur dy përballjet e fundit në elitë, e nisën shumë mirë takimin.
Ishte minuta e 13-të kur Toni Gomes arriti të shënojë për 1-0, pasi u gjend më së miri në zonë me një goditje me kokë.
Edhe përkundër rasteve nga të dyja skuadrat, pjesa e parë nuk soli më gola.
Tahir Batatina tentoi në të gjitha mënyrat që të arrijë te goli në pjesën e dytë, duke përdorur të gjitha zëvendësimet, por nuk ia arriti.
Prishtina e Re ka 6 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e nëntë me 2 pikë.