Prishtina me formacionin standard kundër Bodo/Glimt

Prishtina me formacionin standard kundër Bodo/Glimt

Në ora 18:00 fillon ndeshja historike për KF Prishtina kundër kampionit të Norvegjisë, Bodo/Glint, në kuadër të raundit të tretë kualifikues në Konferencë League.

Trajneri Zekerija Ramadani tashmë ka bërë të ditur formacionin startues të skuadrës.

Gardian i portës do të jetë Egland Haxho, ndërsa reparti defansiv do të jetë i përbërë nga Besnik Krasniqi, Gledi Mici, Leotrim Bekteshi, sikurse mesfusha defansive me Kristi Vangjelin, Lorik Boshnjakun, Florent Avdylin, ndërsa reparti ofansiv me Endrit Krasniqi, Gauthier Mankenda, Leotrim Kryeziu e Oto John.

Related Articles